Denoncim nga gazetari: Një ditë pasi takoi Bashën, PS i çon OSSHE për t’i prerë dritat…

0
111

Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar sjelljen militante të strukturave të PS në Gjirokastër. Në një postim në Facebook, Skuqi thotë se një ditë pasi një prej banorëve të këtij qyteti ka pritur Lulzim Bashën në lagjen “Zinxhira”, OSSHE ka shkuar për t’i prerë dritat.

“Një ditë më parë, Iliri, një rom nga lagjia “Zinxhira” (Gjirokastër) mori pjesë në pritjen e liderin e opozitës, Lulzim Basha, madje aty takoj edhe kandidatët e Partisë Demokratike. Një ditë më pas (20 mars), punonjësit e OSSHE i shkëpusin pa asnjë paralajmërin energjinë elektrike në banesën e tij. Çdo fjalë tjetër është e tepërt! Rilindasit edhe nga Iliri kanë frikë”,- shkruan Skuqi në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here