Shqipëria një ‘fuqi’ ushtarake? Ja si tallen me ne mediat botërore…

0
321

Shqipëria ka festuar Ditën e Pavarësisë me prezantimin e armatimit ushtarak të saj, ndër të cilat përfshiheshin armë dhe avionë kinezë të kohës së komunizmit.

 

Për këtë prani ushtarake të paraqitur për nderë të Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor, kanë raportuar edhe mediat kryesore botërore si: “New York Times”, “The Washington Post” dhe “Associated Press”, të cilat fokus të veçantë i kanë dhënë cilësisë së vogël të armatimit ushtarak të Shqipërisë.

Dy avionë, një helikopter, një raketa-hedhës, një raketë, disa automjete të transportit, armë të tjera të lehta dhe një bunker të kohës së regjimit të mëparshëm komunist, janë shfaqur të hënën në oborrin e Ministrisë së Mbrojtës së Shqipërisë në periferi të Tiranës, shkruan sot “Associated Press”.

“Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912, pas pesë shekujve nën Perandorinë Osmane. Pas Luftës së Dytë Botërore ajo ishte lidhur për herë të parë me Bashkimin Sovjetik dhe më pas me Kinën, deri në rënien e komunizmit në vitin 1990”,- shkruan “New York Times”.

Shumica e mjeteve të transportit nga epoka e saj e Bllokut Lindor, avionët ushtarak, tanket, si dhe pushkët ‘AK-47’, janë shitur për skrap./mapo

mediet-1-730x411-550x310 mediete-730x440-1 muzeu hej-1-730x411-550x310 91691

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here