Durrës/ Policia sekuestron 700 kg kanabis në port, do trafikohej drejt Italisë

0
195

Një sasi prej 700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar nga policia në portin e Durrësit.

Mësohet se droga është gjetur në një kamion dhe dyshohet se do të trafikohej drejt  Italisë.

Kanë qenë autoritetet doganore që gjatë skanimit kanë identifikuar diçka të dyshimtë dhe pastaj policia kufitare gjatë kontrollit të mjetit ka gjetur dhe drogën.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit.

Burime nga blutë bëjnë me dije se ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike në kamion.

Pas dhënies së dëshmisë ai është lënë i lirë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i një firme konfensionesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here