Një karburant në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e grabitjes gjatë mesnatës.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, persona të paidentifikuar kanë grabitur karburantin që ndodhet në afërsi të Urës së Dajlani.
Sipas policisë, autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës duke thyer xhamat.
Nga burimet policore mësohet se është grabitur kasaforta e këtij subjekti, ndërkohë që shuma e parave të grabitura nuk dihet ende.
Grabitja është konstatuar nga punonjësit e karburantit dhe menjëherë pas lajmërimit të policisë, në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje si dhe identifikimin e autorëve.