Kokaina mes pulave të ngrira nga Brazili, nisin hetimet dhe në Durrës

0
171

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrës ka nisur hetim për të hetuar lidhur me firmën që kishte porositur ngarkesën si dhe për të hetuar për bashkëpunëtorë të mundshëm në Shqipëri.

Sipas autoriteteve italiane ngarkesa me pula të ngrira e nisur nga Brazili kishte destinacion Durrësin, por ngarkesa e kokainës u zbulua dje nga autoritetet italiane në portin e tyre

Droga ishte gjetur dje  në portin Gioia Tauro dhe operacioni është realizuar nga Guardia Di Finanza e Rexhio Kalabrisë dhe Agjencia e Doganave me koordinimin e Zyrës së Antimafias.

“Lënda narkotike është gjetur brenda një kontenieri   frigorigerik që transportonte pula të ngrirë me prejardhje nga Paranagua  (Brazil) e me destinacion Durrësin, Shqipëri.” thuhej në komunikatën e shtypit të firmosur nga Prokurori Federico Cafiero De Rah. Prokuror i distriktit të antimafias pranë gjykatës  se Rexho Kalabrias.

Droga ishte e ndarë në 17 pako, në total 19 kilogram dhe nëse dilte në tregun e pakicës të ardhurat do të ishin në vlerën e 4 milionë eurove.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here