Home Bota Spiunia që kishte në dorë jetën e Castros: Nuk e vrava, sepse...

Spiunia që kishte në dorë jetën e Castros: Nuk e vrava, sepse e doja!

0
216

Pak kanë jetuar momente nga të cilat mund të ndryshonin rrjedhën e historisë. Marita Lorenz ishte një ndër to. Ishte gruaja që kishte në dorë Fidel Castron, që mund t’i jepte fund jetës së tij duke ndryshuar rrjedhën politike të Kubës, por nuk e bëri.

 E lindur në Gjermani, Marita lindi në një kamp nazist. Në vitin 1959 ajo udhëtoi drejt Kubës ku takoi Fidel Kastron, me të cilin ra në dashuri.

Ajo sot është 76 vjeçe dhe kohë e fundit ka publikuar një libër me kujtime me titull: “Unë, spiunia që dashuroi komandantin”. Lorenz rrëfen se ka qenë e dashura sekrete e Castros për tetë muaj, për t’u bërë më pas agjente sekrete e CIA-s. Gjermanja rrëfen se historia me Fidelin nisi kur një anije e babait të saj mbërriti në Havana në fillim të vitit 1959.

marita1

 Pasi u kthye në New York, vajza mori një telefonatë nga Fidel Castro dhe menjëherë udhëtoi drejt Kubës, ku u vendos në hotelin “Hilton”. Në dy dhoma pranë njëra-tjetrës flinin Castro dhe Che Guevara. Marrëdhënia e tyre zgjati tetë muaj dhe gjatë kësaj kohe Lorenz zbuloi se Castro nuk ishte një burrë dhe aq pasionant në shtrat.

“Ishte më shumë i interesuar për përkëdhelje sesa për aktin seksual në vetvete, por në fund të fundit, të gjithë diktatorët kështu janë”, thotë gruaja, e cila ka edhe një fëmijë me diktatorin e Venezuelës, Marcos Perez Jimenez.

Për të dhe Castron nuk mund të kishte të ardhme, pasi ai i kishte thënë se “jam i martuar me Kubën”.

Lorenz ngul këmbë se ka mbetur shtatzënë me Castron, por pasi ka refuzuar ta abortojë fëmijën, atë ia kanë hequr gjatë një lindjeje të provokuar, ndërkohë që ishte nën efektin e drogës.

Gjermanja thotë se me kthimin e saj në Amerikë, CIA-ja e kontaktoi dhe i ngarkoi detyrën që të eliminonte Castron. Marita pranoi marrëveshjen nga CIA në të cilën ajo do t’i jepte atij kapsula të mbushura me helm. Ajo arriti deri aty sa të fuste pilulat në dhomën e tij të gjumit në kutinë e saj të kremit, por pilulat u shpërbënë në krem dhe ajo kishte dyshime për aftësinë e saj që t’ia jepte me forcë kremin e fytyrës, por gjithashtu dhe u tremb.

“Nuk e bëj dot Fidel”, i tha ajo. Fideli nxori armën nga këllëfi dhe e pyeti: “A nuk erdhe që të më vrasësh”?

“Mendova se ai do të më vriste, por ai me la armën në dorë dhe më pyeti: ‘Hë pra, a nuk erdhe që të më heqësh qafe”?

Marita tregon se, në atë çast, Fideli vuri një puro në gojë dhe mbylli sytë.

Por, historia e saj nuk merr fund këtu. Lorenz nga frika se CIA mund ta vriste nëse qëndronte ende me Castrom, u kthye në Miami ku u fsheh për shumë kohë, dhe ky ishte momenti kur ajo nuk e pa më me sy të dashurin e saj. Edhe pse ra në dashuri me një tjetër diktator, me venezulianin Marcos Pérez Jiménez, me të cilin u bekua me një vajzë, Lorenz thotë se dashuria për Castron nuk u venit kurrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here