Polici pa leje drejtimi bën aksident, kolegët e prangosin

0
144

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një punonjës policie, i cili po drejtonte një automjet pa leje drejtimi. Ai është zbuluar nga një aksident që ka ndodhur në rrugën “Shefqet Ndroqi”, ku makina me të cilën po udhëtonte ky polic ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë shoferi.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Policia njofton se në bashkëpunim me SHÇBA, u arrestua në flagrancë shtetasi Gëzim Frroku, vjeç 41, banues në Tiranë, punonjës policie.

“Një ditë më parë rreth orës 15:00, në rrugën “Shefqet Ndroqi”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku si pasojë është dëmtuar vetë, dhe ndodhet në SQU jashtë rrezikut për jetën”. Ai akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here