I mbylli stadiumin një vit më parë, FSHF i heq Vlorës “Pavarësinë”

0
156

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që këtë vit Flamurtari i Vlorës të mos marrë pjesë në kompeticionin e Kupës “Pavarësia”. Trofeu miqësor që në 6 vitet e para u zhvillua në Vlorë, si qyteti simbol i pavarësisë së Shqipërisë, për të dytin sezon radhazi do të zhvillohet pa identitetin e tij themelor. FSHF ka publikuar axhendën e aktivitetit të përvitshëm që zhvillohet në datën e festës kombëtare të pavarësisë së vendit, 28 nëntor.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne do të jenë Kukësi, Prishtina, Shkëndija e Tetovës dhe Otranto i Ulqinit. Ndeshjet do të zhvillohen në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Skuadrat do të grumbullohen më datë 27 nëntor në Durrës, kur do të hidhet dhe shorti.

Të nesërmen, gjysëmfinalet do të luhen në orën 11:00, ndërsa finalja në orën 12:30. Ky është edicioni i 8 i Kupës “Pavarësia” dhe në 6 edicionet e para ekipi që ka marrë pjesë gjithnjë nga Shqipëria ka qënë gjithnjë Flamurtari, skuadra e qytetit ku dhe janë zhvilluar ndeshjet. Vitin e kaluar, klubi i Flamurtarit nuk lejoi zhvillimin e aktivitetit në stadiumin e qytetit të Vlorës për shkak të kushteve të rënduara atmosferike që mund të rrezikonin tapetin e ri të fushës. Në këtë mënyrë ekipi vlonjat as nuk mori pjesë në aktivitet, duke bërë që Federata ta organizonte turneun në “Niko Dovana” të Durrësit, si dhe Shqipëria të përfaqësohej nga skuadra e Partizanit B.

Refuzimi i Flamurtarit një vit më parë duket se ka bërë që FSHF ta përjashtojë përgjithnjë skuadrën e Vlorës nga ky aktivitet dhe të mos i zhvillojë më ndeshjet në atë qytet. Aq më tepër në një periudhë që marrëdhëniet e drejtuesve të klubit me Federatën janë mjaft të tensionuara për shkak të borxheve që Flamurtari u ka ish­futbollistëve dhe ish­trajnerit Gjoka./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here