Video/ Aksident i rëndë në Fier, dëshmitari: Shoh njerëz të shtrirë në rrugë

0
223

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në afërsi të fshatit Zharrëz në qytetin e Fierit, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes dy persona janë lënduar.

Siç thotë qytetari që ka raportuar ngjarjen për Jetaoshqef, ka persona që po qëndrojnë të shtrirë në tokë e nuk mund të lëvizin nga vendi për shkak të plagëve të marra, por ambulanca është vonuar prej 40 minutash.

Nga pamjet mund të shihet qartë se automjetet janë shkatërruar komplet nga kjo përplasje ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve apo detaje mbi shkaqet e aksidentit.

JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here