Del autopsia për Aatrit Deharin; asfiksi. Avokati: ‘Nuk u lejuan ekspertët e pavarur”

0
210

Pas 13 ditësh ka dalë raporti i mjekësisë ligjore për shkaqet e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Sipas mediave në Prishtinë që e kanë siguruar të plotë, në raport thuhet se Dehari ka vdekur nga asfiksia.

Ndërkohë që ka reaguar avokat i familjes Dehari, Tomë Gashi duke deklaruar se gjatë autopsisë nuk janë lejuar që të jenë të pranishëm ekspertë nga Shqipëria dhe Anglia.

Në raport thuhet se Astriti ka vdekur nga asfiksia. Do të lexojmë dhe do të vlerësojmë e më pas do të dalim me një deklaratë se cilat janë shkaqet e vdekjes së tij.

Prokurori i Prizrenit, Hoxha nuk ka lejuar ekspertët e pavarur nga Shqipëria dhe Anglia të kenë në dispozicion autopsinë.

Rasti ende nuk është i mbyllur, pasi instituti i mjekësisë ligjore jep vetëm mendimin e tij.

Ka edhe shumë punë tjera për t`u bërë  e ditur si ka vdekur Astrit Dehari në duart e shtetit.

Do të presim përgjigje edhe nga ekspertët e pavarur nga Shqipëria” është shprehur ai.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari vdiq pak javë më parë në burgun e Prizrenit, ndërsa akuzohet për sulmin me molotov të Kuvendit të Kosovës në verë. – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=223362#sthash.TpGFd6nk.dpuf

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here