Teliti: Qumështi dhe mundi i blegtorit vendas duhet mbrojtur!

0
71

Nga Dorian Teliti

Ndërkohë që qeveritarët dhe oligarkët importues të produkteve ushqimore shpeshherë gajasen nën avujt e shampanjës që derdhet lum, blegtorët dhe fermerët e braktisur protestojnë dhe derdhin rrugëve qumështin e tyre pasi nuk ja dalin dot më.Nuk ja dalin dot blegtorët dhe fermeret, se jo vetëm janë braktisur, por edhe janë “sulmuar” nga qeveria dhe politikat e saj 11 vjeçare.Ndër shumë probleme që ka bujqësia shqiptare, dy janë ato që spikasin:

Subvencionet direkte më të ulta në rajon, 3-4 herë më pak se vendet fqinje, dhe

2. Skemat vrastare të diferencimit të TVSH-së, të cilat rrisin nga 20% deri në 30% kostot e blegtorit dhe fermerit vendas dhe favorizon vetëm produktet e importit të kontrolluara nga një grusht njerëzish.

Mjaft e braktisët bujqësinë shqiptare, mjaft u tallet me të! Çdo gjë e ka një kufi! Në fshat jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia kontribuon të paktën 20% në PBB.

Çlirimi i ekonomisë nga zinxhirët e politikave të dëmshme dhe praktikave abuzive është e domosdoshme.

Konkurrenca e lirë dhe e ndershme, barazia në trajtim fiskal e proceduarial midis subjekteve dhe subvencione vjetore të qënësishme prej të paktën 100 milione euro janë parakushte të domosdoshme për zhvillimin e sektorit tonë bujqësor e blegtoral dhe fuqizimin e markës së produkteve “Made in Albania”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here