Rrëzohet qeveria e Kiril Pektov, kryeministri bullgar: Ndikoi mafia dhe Rusia

0
156

Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar në Parlament. Rrëzimi i qeverisë bullgare erdhi pasi mocionit të mosbesimit nga ana e opozitës ku u votua me 123 vota pro shkarkimit nga 116 kundër.

Ky vendim vjen në një moment kur Bullgaria pritet të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për të ecur përpara me negociatat me Bashkimin Evropian.Tashmë pritet që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Kiril Petkov ka qenë një nga njerëzit i cili ishte pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, për t’i hapur rrugë procesit të negociatave dhe anëtarësimit të saj dhe për rrjedhojë edhe të Shqipërisë në BE.

Petkov i cili erdhi në pushtet 6 muaj më parë. Ai u votua për të luftuar korrupsionin dhe e vendosi Bullgarinë në frontin e vendeve perëndimore në sanksionet e ashpra ndaj Rusisë që pas pushtimit të Ukrainës.

Ne reagimin e tij Petkov pohoi:

“Ky votim është një hap i vogël përgjatë rrugës shumë të gjatë përpara nesh. Unë premtoj se do të vazhdojmë betejën për të rifituar vendin dhe, një ditë, do të kemi një Bullgari pa mjeshtra kukullash, pa mafia – një vend normal evropian, “tha ai në një fjalim lavdërues para asamblesë kombëtare.

Duke dhënë një listë të njerëzve që kishin atur rol kyç për rrëzimin e administratës së tij, Petkov drejtoi gishtin nga ambasadori rus në Sofje dhe akuzoi Rusinë për ushtrimin e ndikimit të saj për largimin e tij nëpërmjet ligjvënësve nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here