Hapja e dosjeve/ Votohen 5 anëtarët, asnjë pjesëtar nga opozita. Habit Rama: Nuk e meritoni

0
256

noka-ramaTension, përplasje e sharje

Në Parlament, Paloka shtyn Beqjen, Noka i zë foltoren Ramës: Pa fol Berisha , harroje të flasësh

Balla, PD: Keni skenarë që kur vijnë miq të huaj në Parlament të krijoni tension. Paloka: Po armiqtë e jashtëm se TIA e Corriere Della Sera që flasin për korrupsion e drogë ku t’i çojmë?

Gëzim Saliu

Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me tensione dhe incidente, ku mes deputetëve nuk mungoi as fjalori ofendues. Në të dyja rastet, “shkaktare” e kësaj situate përplasjeje mes palëve ka qenë radha e fjalës në Parlament, gjë e cila është kthyer këto kohë në parlament si pjesë kryesore e debatit. Përplasja ndodhi pas akuzave të deputetes Albana Vokshi, ndaj  ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj,  për shkarkimin e drejtorit në Tropojë, rast i denoncuar në emisionin “Stop” . “Pasi vodhën buxhetin dhe shtetin tani i janë sulur administratës, influencat e pushtetarëve për emërimet dhe shkarkimet politike nga puna poi  dalin jashtë kontrollit”, tha ajo. Deputetët e PD-së nuk lejuan të merrte fjalën në foltore, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi të replikonte ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Kjo pasi më parë ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën për procedurë dhe iu drejtua foltores. Në këtë moment kur Beqaj ishte në foltore dhe Berisha po i drejtohej asaj, deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Asllan Dogjani ju afruan ministrit dhe kërkuan largimin e tij.  Kreu i grupit të PD Paloka iu afrua edhe më shumë foltores dhe shtyu me dorë ministrin Beqajn, duke kërkuar të largohej nga vendi ku po qëndronte.  Menjëherë ndërhyu garda për mos lejuar përshkallëzimin e situatës, ndërsa drejtuesja e seancës Valentina Leskaj dha 5 minuta pushim. Me rifillimin  seancës, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i gjendur në morinë e akuzave për audio-përgjimin e bërë publik dy ditë më parë, mori fjalën duke theksuar,: “do shkallmoj monopolet në tregun e barnave”. Kjo deklaratë u shoqërua me të qeshura nga ana e demokratëve në sallë të cilët nga vendi duke ju drejtuar ministrit e cilësuan me fraza të tilla si: “hajdut” dhe “kampion i korrupsionit”. I gjithë ky incident ndodhi pak pasi Kuvendin e vizitoi delegacioni francez dhe çdo gjë u pa “live” nga të ftuarit specialë.

Rasti i dytë

Situata e parë e ndodhur me ministrin Beqaj u ripërsërit sërish dje në Kuvend, ku protagonist kësaj rradhe ishin kryeministri Rama, paraardhësi i tij Sali Berisha si edhe deputeti demokrat Falmur Noka. Ndërsa mbaroi fjalën kreu i grupit Paloka, drejtuesja e seancës Valentina Leskaj ja dha fjalën ish-kryeministrit Berisha, që e kishte kërkuar më parë. Por në të njejtën kohë, kreu i qeverisë Rama kërkoi fjalën për t’iu përgjigjur kruet të grupit demokrat dhe Leskaj u detyrua të ndryshojë vendimin, duke ja dhënë fjalën kryesocialistit. Kjo stiuatë ka sjellë rritjen e tensionit në sallë, pasi demokrati Flamur Noka u ccua nga vendi i tij dhe uzurpoi foltoren ,duke mos i lënë vend për asnjë moment kryeministrit të flasë. “  Sipas demokratit duhej që më parë të fliste ish-kryeministri që kishte marrë edhe të drejtën e fjalës nga drejtuesja e seancës dhe vetëm më pas mund të fliste kreu i qeverisë Rama. “ Harroje, harroje të flasësh para Sali Berishës ti këtu, ta marrë fjalën ai dhe pastaj ti fol sa të duash”, deklaronte Noka. Për minuta me rradhë seanca vazhdoi me batuta ndër zë, ku Kryeministri Rama qëndroi afër foltores dhe deputeti Noka i vendosur para mikrofonave të saj, duke mos lejuar kreun e qeverisë të merrte fjalën pa ju dhënë më parë e drejta e fajlës ish-kryeministrit. Në këtë moment tensioni, Leskaj paralajmëroi Nokën e më pas ndërpreu sërish seancën. “Kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt të seancës përmes zaptimit të foltores dhe mos lejimit të deputetit të radhës të marrë fjalën për më shumë se dy minuta atëherë kryetari i kuvendit tërheq vërejtjen dhe paralajmëron masën e përjashtimit. Nëse vazhdoni zoti Noka përjashtoheni automatikisht nga seancë” tha ajo.  Me rifillimin e seancës, ishte Berisha tashmë I vendosur në foltoren e Parlamentit,  por ende nuk kishte marrë të drejtën e fjalës pasi sipas drejtueses së seancës ajo i takonte kryeministrit Rama. Ndërsa Paloka e Noka po kërkonin me ngulm fjalën për ish-kryeministrin, ky i fundit i kërkoi dy deputetëve të largoheshin nga salla për të mundësuar qetësimin e situatës. Ndërsa Paloka e Noka po largoheshin nga salla e seancës, Leskaj tha se fjalën do të duhet ta merrte më parë kryeministri e më pas ish-kreu i qeverisë Berisha. Kjo deklaratë bëri që deputetët demokratë Noka e Paloka të ktheheshin sërish në sallë e ti kërkonin me protesta Leskaj ta ndryshonte vendimin, gjë e cila ndodhi më pas. Ndërkohë, duke rimarrë fjalën, ish-kryeministri Berisha ka kritikuar pasardhësin e tij në këtë detyrë për braktisjen e vendit në momentet e përmbytjeve.  “Kur vendi dhe familjet përmbyteshin, kryeministri çau ferrën dhe iku në Nju Jork për të promovuar ekspozitën e shkarravinave të tij”, tha Berisha. Por nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla akuzoi PD-në se qëllimi i demokratëve ishte prishja e seancës. “Sot u dha kushtrimi të prishim seancën i pari që e zbaton kreu i grupit tuaj. Kreu i grupit parlamentar të PD-së është person që tregon se di të bëjë sherr mirë.  Incidenti është një urdhër politik të mirëstrukturuar. Kjo është sjellje antishqiptare për t’i bërë dëm vendit” tha ai. Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka komentuar lajmet në shtypin shqiptar dhe atë të huaj, të cilat sipas tij fshikullojnë Shqipërinë. Paloka ka ironizuar akuzat e mazhorancës për armiq të jashtëm, që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.  “Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajonin më të korruptuar”, thotë një titull duke iu referuar raportit të TI. “Policia shqiptare është më e korruptuara”, thotë një tjetër dhe “Corriere della Sera” që thotë “Shqipëria, sera e madhe e drogës në Europë”. Dy faqe kundër integrimit nga “armiqtë e jashtëm”, tha Paloka.

15049968_10207959629373019_185666798_n

Kryeministri fyen paraardhësin
Rama: E bëtë shtetin ko..Të kam përpara Sali e duke thënë këtë fjalë, kam frikë se e ngatërroj me ty

Krahas tensionit e përplasjeve, në seancën e djeshme parlamentare nuk ka munguar as fjalori fyes dhe ofendimet mes palëve. Kështu kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit nuk nguroi të përdorte një sërë perifrazimesh ndaj opozitës e përkatësisht ish-kryeministrit Berisha. Duke përdorur një shprehje të cituar edhe më parë nga vetë ai në Parlament sipas së cilës “qeveria e kaluar e bëri shtetin kashtë e ko..”, kryeministri ju drejtua Berishës duke i thënë indirekt edhe ko..

15145213_10207959633293117_898441555_o 15145234_10207959632693102_2129788566_o 15151166_10207960785561923_688302210_n

Debati

Rama: Ditën e shtunë do inaugurojmë bunkerin. Unë të ftoj të vish Sali.  Je edhe bashkautor aty, sepse ke organizuar një grup ustallarësh, kuptohet, me mjetet e tua, shishe benzine, qysqi..për të marrë pjesë në ndërtimin e veprës. Ditën e shtunë, seriozisht e kam, bëhu burrë dhe eja tani ballafaqohu me veprat e partisë tënde nënë, jo të kësaj vajzës që i ke lënë Lulit.

Ovacione në sallë nga ana e mazhorancës, demokratët protestojnë tek drejtuesja e seancës

 Rama: Nuk mjaftojnë 3 vjet, për të ringritur në këmbë një shtet që e bëtë kashtë e koqe për 25 e kusur vite nën udhëheqjen e ndritur të Saliut…

Flasin Paloka e deputetët e tjerë të PD: po ky fjalor apo nuk quhet ky… Berisha, deputetëve të PS: Pse nuk flisnin për këtë ju, s’flisni ju…

Rama: Të kam edhe përpara Sali dhe duke përmendur edhe atë fjalë, mund ta ngatërroj më ty…

 

Zgjidhet anëtari i fundit i KQZ, mazhoranca voton për Bledar Skënderit

Me vetëm votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi dje anëtarin e fundit të KQZ-së, pas largimit të Denar Bibës në postin e kryetarit. Mes dy anëtarëve Erik Skendaj dhe Bledar Skënderi, ky i fundit arriti të marrë më shumë vota nga Parlamenti. Skënderi siguroi 74 vota pro, 4 kundër dhe 2 abstenim. Ndërkohë që drejtuesja e seancës nuk e pa si të domosdoshme votimin e kandidatit tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe deputeti i LSI-së Luan Rama kërkuan që sipas rregullores të votohet edhe për kandidatin e dytë. Në votimin e dytë, Erik Skendaj mori vetëm 3 pro, dhe 36 kundër.

Hapja e dosjeve

Votohen 5 anëtarët, asnjë pjesëtar nga opozita. Rama: Nuk e meritoni, jeni treguar hipokritë!

Pas 1 vite gjysmë ngërçi, votohen në Parlament anëtarët e autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit, opozita braktis votimin

Gëzim Saliu

Pas më shumë se një viti ngërç, parlamenti votoi dje me vëtëm votat e mazhorancës 5 anëtarët  e  autoritetit për informimin për dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, ndërsa opozita braktisi  sallën. Dhe ashtu siç demokratët e kishin paralajmëruar,  kandidati i mbështetur prej tyre Selami Zalli u rrëzua nga mazhoranca. Në këtë formë, hapja e dosjeve, ndryshe nga sa ishte parashikuar kur u bë ligji, nuk do të përfshijë në asnjë hallkë të tij një përfaqësues të opozitës, duke i dhënë proçesit njëanshmëri politike. Anëtarët e votuar nga mazhoranca  ishin Daut Gumenin, i cili  u mbështetet nga Shoqata e të Përndjekurve poltik, Simon Miraka i mëbshtetur  nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Altin Hoxha i mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim,  Maringlen Kasmi i mbështetur nga Partia Socialiste, dhe Gentjana Sulaj e mbështetur nga Këshilli i Ministrave. Ky ndryshim raportesh mes palëve, erdhi në momentet e fundit të diskutimit të përzgjedhjes së anëtarëve në Komisionin e Ligjeve, ku opozita u gjend përpara faktit të kryer pasi mazhoranca u paraqit me dy kandidatura. Në kushtet kur çdo gjë ishte sipas parashikemeve tyë mëparshme me dy kandidturat nga shoqatat, një nga qeveria ( përfaqësuese edhe e PS) një nga LSI dhe një nga PD, gjithçka ndryshoi. PS në kundërshtim me ligjin, i cili parashikon nga Kuvendi dy kandidatura, si edhe kundër moralit dhe marrëveshjen politike, dërgoi një kandidaturë shtesë. E nëse do flasim për numra në Parlament atëherë dihet që ato i takojnë mazhorancës. Në këtë mënyrë opozita u ndje e përjashtuar nga një proçes, për të cilin nuk kishte nguruar të shprehte një sërë kritikash edhe gjatëe votimit të ligjit për hapjen e dosjeve.

ramaReagimi i kryeministrit

Ajo që duket se e shtoi edhe më shumë njënashmërinë e proçesit të përzgjedhjes së antërëve që do të merren me hapjen e dosjeve t ëish-sigurimit ishte vetë fjala e kryeministrit në Parlament. Ky i fundit deklaroi se PD nuk e meriton sipas tij të jetë pjesë e këtij proçesi pasi më parë, theksoi Rama, kjo parti është treguar hipokrite me ish-të përndjekurit. “Ankoheni këtu që ne nuk po i hapnim një rrugë, një kandidature tuajën për të zbatuar ligjin e dosjeve dhe keni sjellë një kandidaturë që jo vetëm nuk ka lidhje fare me të kaluarën, se edhe mund të mos kishte, por që ka edhe një problem të madh me arsimin. Mbi të gjitha, ne nuk kemi asnjë arsye të marrin në konsideratë asnjë kandidaturë tuajën për këtë çështje, sepse ne ju konsiderojmë ju, një forcë politike që në 25 vjet vetëm keni folur për ta dhe nuk keni bërë asgjë për ta. Refuzojmë, sepse jeni hipokritë dhe nuk keni asnjë lidhje me atë shtresë”, u shpreh Rama. Një argumentim i tillë i kryeministrit bie ndesh jo vetëm me normat demokratike por edhe me marrëveshjen paraprake sipas së cilës mazhroanca dhe opozita do kishin nga një anëtar përfaqësues në atë që mund të cilësohet si komisioni i hapjes së dosjeve. Anashkalimi i opozitës me forcën e kartonit dhe me argumentin e kryeministrit “ të një forcë hipokrite me ish-të përndjekurit” i japin ngjyrime të forta politike proçesit që pritet të merret me të shkuarën. Në këtë formë ky proçes është i shënjuar politikisht ende pa nisur. Aq më tepër që ky proçes ka ndikim edhe në reformën në drejtësi, pasi ai ka lidhje me verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për lidhje me ish-sigurimin e shtetit, detyrë të cilën do e përmbushë Autoriteti i Pavarur për Hapjen e Dosjeve.

15086867_10207960784961908_1212479001_nVotimi për anëtarët e komisionit të dosjeve

Gentiana Sula ( përfaqësuese e qeverisë) – 77 pro, 1 kundër, 1 abstenim

Altin Hoxha (propozim i LSI) – 76 pro, 1 kundër, 3 abstenim

Mariglen Kasmi (propozim i PS)- 77 pro, 3 kundër

Selami Zalli, ( propozim i PD)- 9 vota pro, 67 jo, 4 abstenim

Daut Gumeni, ( propozim nga të përndjekurit)- 76 pro, 3 kundër

Simon Mirakaj, (propozim nga Shoqata e të Drejtave të Njeriut) – 75 pro, 3 kundër

blushi

Blushi: Hapja e dosjeve do jetë selektive, do jetë i pabesueshëm

Deputeti Ben Blushi hodhi dyshime dje nw Parlament për hapjen e dosjeve pasi sipas tij ky ligj  do të jetë i politizuar. “Jo vetëm që procesi i dosjeve do të jetë totalisht selektiv, por edhe më shumë se kaq dhe tjua them po të doni. Po si  mendoni ju se mendojnë shqiptarët, kur nuk hapëm dosjet e 50 viteve të diktaturës do hapim dosjet e 30 viteve xhungël kapitaliste. E beson njeri këtë? Mund të kishim hapur dosjet e diktaturës pa penalizuar njeri, përvec atyre që kanë bërë krime. Po kush beson që kur nuk hapëm dosjet e atyre viteve do hapim këto tani. Me reformën në drejtësi, se nuk bëmë drejtësi kur e kishim mundësinë dhe ata që kishin qeverisur para nesh, e do bëkemi drejtësi popullore apo drejtësi të kualifkuar me reofrmën në drejtësi të këtyre 25 viteve. Askush nuk e beson. Prandaj besoj se ky parlament është jo produktiv dhe cdo normë që kalon nuk e zbaton. Prandaj kam aryse të besoj se ky parlament është ndërtuar për të mos bërë asnjë punë”, tha ai. Mw tej në fjalën e tij, Blushi tha se nuk mund të ndodhë që të hapët një bunker në qendër të Tiranës dhe mos hapen dosjet e atyre që kanë ndërtuar bunkerët. “Mund të kaloni një ligj për dosjet sic e keni kaluar, edhe mund të votoni autoritetin që bën të mundur hapjen e dosjeve, por do të jetë totalisht i pabesueshëm dhe nuk beson njeri dot që po hapni një bunker dhe nuk po hapni dot dosjet e atyre që bënë bunkerin dhe kjo nuk ka kuptim. Të hapni bunkerin e Enverit, por nuk hapim dosjet e Enverit. A mund të ndodhi kjo? Kjo nuk mund të ndodhë pra. Hapim bunkerët që ka bërë Enveri poshtë bulevardit dhe shtëpinë me gjethe, pavarësisht se shumë të shëmtuara. Se ky bunkeri që donin të prishnin këta me kaçavida është i tmerrshëm në fakt në mes të Tiranës, është një katastrofë. Keni ndërtuar një bunker të tmerrshëm aty. Mund ta kishit bërë atë hyrje me një mënyrë tjetër , por jo me një bunker, bunkerët na kanë lodhur. Nuk ka kuptim të hapim bunkerët dhe mos hapim dosjet mbi të cilëtr bunkerët janë ndërtuar”, theksoi Blushi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here