Në Parlament shpesh kemi parë që bëhen debate të cilat kanë kaluar edhe limitet. Këto debate janë zhvilluar për arsye nga më të ndryshmet, duke filluar që nga akuza të pabaza dhe deri te ofendimet e ndryshme midis njëri-tjetrit. Por sherri që është bërë ditën e djeshme në parlament ka pasur një arsye tepër të veçantë. Ky debat midis shumë deputetëve dhe kryeministrit nisi vetëm, nga dëshira e të gjithëve për të folur. Ngjarja kishte disa akte, dhe për ta sqaruar ne do ti marrim me radhë. Në fillim kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, kishte fjalën e tij në emër të grupit që ai drejton. Fjala e tij në foltore po mbaronte dhe kryeministri Edi Rama kishte kërkuar fjalën për një replikë. Në përfundim të kësaj fjalë drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj duke parë Sali Berishën që kërkonte të fliste e ftoi atë për të shkuar në foltore, duke harruar fare kërkesën e Ramës. Pas kësaj ngatërrese nisi një debat i cili zgjati shumë dhe detyroi drejtuesen e seancës që të ndërpriste për pak minuta zhvillimet. Por përpara ndërprerjes se seancës, Berisha, Rama dhe Leskaj shkëmbyen disa batuta. Në mes të tyre ndërhyri edhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili nuk lejonte që të fliste Rama përpara Berishës. Një ngatërresë e Leskaj u bë shkak për një debat shumë të gjatë. Berisha kërkonte fjalën sepse e thirri kryesuesja e seancës, Rama në të drejtën e tij donte që të fliste sepse kishte kërkuar radhën. Por nuk mundi të fliste pasi Noka nuk e lejonte. Për shumë minuta nuk u pa xhentilesa e asnjërit prej tyre për të lënë radhën. Por as ndërprerja e seancën dhe përjashtimi i Flamur Nokës, nuk mundën që të qetësonin situatën. Por në fund u gjet një zgjidhje pa Nokën në sallë, Berisha morri fjalën i pari dhe pas tij Rama. Por për të shkuar deri në këtë zgjidhje e cila duket si e thjeshtë u deshën shumë minuta debate të pavlera mes deputetëve.