Obama në Greqi, fjalim me superlativa për demokracinë

0
181

Presidenti Barak Obama foli me superlativa per demokracinë ne ditën e dyte dhe te fundit te qëndrimit te tij ne Athine, pas nje vizite te zhvilluar ne Akropoli, nje vend simbol ku lindi demokracia qe ne lashtësi. Presidenti ne largim përsëriti edhe njëherë garancitë se angazhimi i Shteteve te Bashkuara ndaj NATO-s dhe Evropës, do te jete njësoj i forte edhe gjate drejtimit te Donald Trump.

“Demokracia mund te jete e komplikuar. Me besoni, e di mire. Por përsëri është me mire se alternativat e tjera, pasi na jep mundësi te punojmë ne paqe per te zgjidhur diferencat tona dhe per t’iu afruar idealeve qe kemi. Na jep gjithashtu mundësi te korrigjohemi per gabimet qe bejme. Ju garantoj edhe njëherë se qëndrimi amerikan perballe idealeve te demokracisë, paqes, sigurisë e stabilitetit nuk do te ndryshoje, ne asnjë rast.”

Kreu i Shtëpisë se Bardhe përmbyll ne kete mënyrë vizitën e tij dy-ditore ne Athine, e cila u shoqëruar edhe nga protesta te dhunshme e përleshjeve me policinë nga ana e grupeve anarkiste te ekstremit te djathte, por edhe nga komunistet. Nje dite me pare, pas takimeve me presidentin Pavlopulos dhe kryeministrin Tsipras, Obama paralajmëroi per rrezikun e nacionalizimit dhe ekstremizmit./Vizionplus

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here