Basha takon Denilsson: Zgjedhjet të jenë “kusht” për negociata

0
165

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me Drejtorin e Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielson shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha me çështjet që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin.

Basha tha se PD ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Drejtori i Integrimit në BE, vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtzakonshem të Partisë Demokratike për integrimin europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe ne opozitë, në veçanti për reformën në drejtësi.

Moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit si provë e mungesës se vullnetit për t’u ndarë me krimin dhe për të respektuar sundimin e ligjit, është një problem i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor, tha Basha. Për kreun e PD-së sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira në kushtet kur procesi zgjedhor kërcënohet nga droga me mbështetje qeveritare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here