Shërbimi i provës/Viti 2015-të 400 raste të të miturve të përfshirë në vepra penale

0
136

Shërbimi i provës

 

i 2015-të  400 raste  të të miturve të përfshirë  në vepra penale

oPërfshirja e të miturve në vepra panale nuk është fenomen i panjohur në Shqipëri.Veprat e tyre  të ndikuar nga rrethanat sociale apo dhe  nga kushtet ekonomike, janë të llojit si “grabitje me apo pa armë”, e deri te konfliket banale, që degjenerojnë në plagosje e vrasje.Por viti i lënë pas sipas shifrve të  shërbimit të provës, ku numri total nën mbikëqyrje i të miturve të dënuar me një prej dënimeve alternative ishte 400, ndërkohë veprat penale më të përhapura ishin vjedhja, vjedhja në bashkëpunim dhe drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi.Nëse u referohemi statistikave të administruara ndër vite rezulton se, për 2009-n, vit kur u krijua shërbimi i provës, kanë qenë në periudhë prove 109 të mitur, një numër ky i shumëfishuar për vitet në vijim, deri në trefishim në vitin 2013, me 311 të mitur.Trendi në rritje nuk përbën aspak një lajm të mirë, por kërkon nevojën për të forcuar bashkëpunimin me organizatat jofitimprurëse, në mënyrë që të parandalohen shumë vepra penale me protagonistë minorenët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency