Moratorium 10-vjeçare për pyjet/Rama: Përmbytjet, faturë e papërballueshme e atyre që lakmojnë të ndërtojnë aty ku nuk i takon

0
119

Rama per moratoriumin e pyejeveKryeministri Rama prezantoi moratoriumin 10-vjecar, i cili parashikon ndalimin absolut të shkatërrimit të pyjeve për qëllime interesi, industriale, tregtare

Në prezantimin e moratoriumit 10-vjecar për pyjet, kryeministri Rama deklaroi se tashmë degradimi i pyjeve në Shqipëri do të marrë fund përmes ndryshimeve që pritet të sjellë ky hap që ka ndërmarr qeveria. Gjatë deklaratës së tij, Rama shprehu gjithashtu në lidhje me përmbytjet e fundit në vend, duke pohuar se kjo është një faturë si pasojë e atyre që lakmojnë të marrin aty ku nuk i takon.“Sot ne jemi në kushtet kur e shohim përpara syve tanë dhe e ndiejmë çdo ditë atë që deri një apo dy dekada më parë mund ta tregonin vetëm analizat dhe diagnozat e një degradimi të filluar edhe përpara viteve ‘90, por që pas viteve ‘90 mori përmasa të frikshme. Ajo çka përjetojmë sot me përmbytjet është faktikisht fatura e papërballueshme e lakmisë së shumëkujt për të marrë atë që nuk i takon, për të ndërtuar aty ku nuk i takon dhe për të jetuar me çfarë nuk i ka takuar dhe nuk mund t’i takojë”- u shpreh kryeministri. Me tej ai tha se shkatërrimi i pyjeve, i lumenjve, si dhe shkatërrimi i të gjithë infrastrukturës mbrojtëse, pritave, ka sjellë vit pas viti në buzë të një humnere,që prej dy vitesh qeveria ka marrë masa për ti shmangur. “Por sot, pas dy vitesh jemi në kushtet kur duhet të shkojmë një hap më tutje dhe duhet të hedhim me kurajë dhe vendosmëri hapin e Moratoriumit 10-vjeçar, të ndalimit absolut të shfrytëzimit të pyjeve për qëllime fitimi”- tha ai. Ndërsa sa i përket ndërhyrjeve në legjislacion, Rama theksoi se jemi të vendosur për dy ndërhyrje madhore të cilave iu ka ardhur koha, Moratoriumin 10-vjeçar dhe Paketën e Ndëshkimit të Krimit Mjedisor. “Ne presim me padurim hapjen e sesionit të ri për të miratuar Moratoriumin, për të cilin na është dashur të diskutojmë pafundësisht me grupe interesi që preken nga kjo masë drastike, por edhe me deputetë, të cilët për një arsye apo një tjetër, pa i paragjykuar, por pa mundur t’i mirëkuptojmë më, asnjë ditë më shumë, i janë kundërvënë Moratoriumit. Përfundimisht, ne duam miratimin e Moratoriumit nga Kuvendi i Shqipërisë. Jam i bindur që me çeljen e sesionit, Kuvendi i Shqipërisë do ta miratojë Moratoriumin, i cili ndalon kategorikisht çdo aktivitet industrial, ekonomik në pyje shtetërore apo pyje private për 10 vjet” – bëri me dije kryeministri. Ndërkaq, ai tha se në periudhën 1945-1990, e cila konsiderohet për shkak edhe të natyrës së regjimit të kohës, si një periudhë kur pyjet ishin më të mbrojtura se asnjëherë më parë dhe më pas, shfrytëzimi i pyjeve për nevoja të një sistemi dhe të një politike të caktuar, ishte 2-3 herë më i lartë se sa rritja vjetore natyrore e pyjeve. “Pra, faktikisht, nëse i referohemi standardeve të sotme të Bashkimit Europian dhe kritereve teknike dhe profesionale për shfrytëzimin e pyjeve, periudha ‘45-90 mund të konsiderohet jashtë çdo standardi dhe në mospërputhje të plotë me çdo kriteri” – sqaroi ai.

Moratoriumi i Gjuetisë
Gjithashtu kryemministri i vendit, shprehu faktin se ka patur të interesuar rreth idesë së hedhur nga qeveria për Moratoriumin e Gjuetisë i cili tenton të identifikojë lehtësisht dhe burimete zjarrit nëpë pyje. “Në një kohë kaq të shkurtër, Moratoriumi i Gjuetisë është një histori suksesi që flet vetë. Asnjë qeveri dhe buxheti i asnjë qeverie sikur të vihej në dispozicion, flas për qeveritë e botës, për të rikuperuar këtë proces dhe këtë situatë katastrofike, nuk do të mund të kishte impaktin që duhet për gjeneratën tjetër në mungesë të bashkëpunimit të plotë me natyrën, pra, në mungesë të Moratoriumit për t’i lënë natyrës të bëjë të vetën”- deklaroi Edi Rama. Ndërkaq, ai shtoi se identifikimi i personave të cilët do tentojnë të ndikojnë në shkatërrimin e pyjeve, do të realizohet nëpërmjet kamerave termike. Me tej Rama tha se: “Këtë vit do t’i vendosim kamerat termike, dhe është një projekt për të cilin kemi dy vjet që punojmë. Në fakt puna është bërë, ministria ka punuar me një projekt shumë domethënës dhe shumë inkurajues, për të vendosur kamera termike, kamera shumë speciale në të gjitha pikat kyçe ku kryhet aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të pyjeve. Njëkohësisht, përmes këtyre kamerave për të identifikuar jo vetëm lëvizjet, por edhe burimet e zjarrit”. Ndërkohë kryemistri bëri me dije se populli nuk mund të pres nga qeveria ndryshime sa hap e mbyl sytë. “Unë e di që kaq shumë gjëra janë për t’u bërë dhe kaq shumë vite kanë njerëzit që presin, saqë në çdo rast kur ballafaqohen me plagët e të kaluarës ka gjithmonë një padurim dhe një shprehje nervozizmi, a thua se mjafton të votosh për të ndryshuar qeverinë dhe qeveria e re sa hap e mbyll sytë duhet të ndryshojnë dhe gjërat. Por e vërteta është pak më e thjeshtë dhe pak më e komplikuar në të njëjtën kohë. Mund të ndryshosh, siç tregon eksperienca jonë, edhe një regjim në pak ditë, por nuk mund të ndryshosh në kohë të shkurtër ngrehinën e tërë të organizimit të një shteti. Ajo që ka ndodhur me pyjet është një tjetër arsye ulëritëse për të argumentuar se ne vetëm shtet nuk kemi pasur.”- sqaroi ai. Ndërsa sa i përket vendosjes së një kontrolli shumë më të rreptë mbi burimet ujore dhe shfrytëzimin e tyre që është pjesë e reformës së ujit, kryeministri tha se në në ditët në vijim do ta paraqesim dhe investimin më të rëndësishme në gjithë infrastrukturën mbrojtëse, argjinatura, prita, kanale kulluese. “Nga njëra anë përmes strukturës së reformuar tanimë të bordeve të kullimit që do të jetë një strukturë qendrore, e centralizuar, nën drejtimin e ministrit të Bujqësisë dhe që do të zbatojë politikat kombëtare në këtë aspekt dhe nga ana tjetër, përmes financimit më të madh që është dhënë ndonjëherë në këto 20 vjet për kanalet dytësore, tretësore, që do t’u shkojë bashkive së bashku me gjithë mbështetjen logjistike për të siguruar që gjatë këtij viti, ne të bëjmë një pastrim rrënjësor të kanaleve ekzistuese”- bëri me dije Rama. Kryeministri nuk la pa përmendur dhe kalimin e te pushteti vendor për kanalet dytësore, ku 65% e flotës është thjesht material fizik i palëvizshëm, është për muze, është për ankandet e sendeve të vjetra, por nuk është për ta vënë në punë. Ai theksoi faktin se puna do të vazhdojë intensivisht pasi të gjithë presin me padurim të shikojnë ndryshimin. Kryeministri e mbylli deklaratën e tij duke falenderuar të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj historie të rëndësishme ndryshimi. “Ju uroj që një orë e më parë, ju me punën tuaj t’ia dilni që ne të mund të jemi të qetë për ta thënë me plot gojën të themi fjalën sukses dhe cenimi i pyjeve të jetë po aq tabu, sa ç’është sot cenimi i linjave të korrentit apo cenim i pronës publike ose private, për të bërë ndërtim pa leje edhe pse ka ende raste të tilla, por janë përjashtime nuk janë më rregulla mbi rregulla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency