Së shpejti në Kuvend/Gati projektligji për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve nëpër botë

0
116

 

ttQeveria miratoi projektligjin për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë Projektligji do të krijojë një regjistër unik regjistrimi përmes të cilit do t’i garantohet çdo shtetasi shërbimet shtetërore e deri tek e drejta e votës. Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme janë angazhuar në këtë  nismë, dhe kanë dhënë një n konferencë të përbashkët për shtyp.Në  deklaratën e tijë për mëdia  , ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se ky është një proces mjaft i rëndësishëm në kuadër të një procesi tjetër, krijimi i regjistrit unik të shtetasve dhe adresave, i quajtur ‘’Popullimi’’ i cili do të konsistojë përveç përmirësimit të sistemit në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsa i takon regjistrit të Gjendjes Civile dhe Regjistrit të Adresave edhe në një proces i cili do të shkojë derë më derë te çdo familje shqiptare për të bërë popullimin e dy regjistrave dhe bashkimin e tyre në një për t’i dhënë fund dyshimeve apo mungesës së informacionitpër të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjëve.Më tej në fjalën e tijë ministri Tahiri shtoi :“Regjistri për shqiptarët që jetojnë jashtë është një hap konkret për të garantuar të drejtën e votës për ta. Ligji hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe hapin e parë për garantimin e së drejtës së votës”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Por përpara popullit shqiptarë kjo nuk është deklarata e vetme e kësajë natyre, ku emigrantëve u  drejtohen propozime dhe zgjidhje të tilla .Nga të gjitha qeveritë u janë bërë shumë  ku emigrantëve u kërkohet të bashkëpunojnë  me strukturat shtetërore dhe  të kontaktohen prej tyrepor deri në këto moment nuk është bërë asgjë. Megjithëse sipas ministrit Tahiri barra për t’u garantuar emigrantëve shërbimet i kalon shtetit shqiptar.Sipas tij, ky proces do të mundësojë krijimin e Regjistrit të Posaçëm për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë ku shteti u ka shumëborxhe emigrantëve të cilët kanë kontribuar në mënyrë të qenësishme për zhvillimin e vendit tonë, të cilët kontribuojnë ende për zhvillimin e Shqipërisë dhe të cilët mbajnë lidhje konstante dhe intensive me vendin e tyre.  “Ne po zhdukim të gjitha këto barriera duke krijuar një mundësi teknologjike për të regjistruar shtetasit shqiptarë nga njëra anë dhe për t’u dhënë shërbime në shtëpinë e tyre nga ana tjetër. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilësoi nismën si tregues për zhvillimin e vendit .“Synojmë evidentimin dhe identifikimin e shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë për t’u ofruar shërbimet dhe më pas gradualisht të jetësojmë edhe të drejtën e votës”, shtoi ai.“Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera do punojnë për të ndërtuar të gjithë diapazonin e sistemit dhe të shërbimeve që do jepen për emigrantët. Thirrja ime, për qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë është: vëmendje, iniciativë dhe ndihmë për të bërë ç‘është e mundur që këtë proces ta çojmë deri në fund me sukses.Ajo që kërkohet t nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë është të regjistrohen.Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kërkohet prej tyre që të japin informacionin e tyre kur të kontaktohen nga strukturat shtetërore. Barra për të përfunduar këtë sistem dhe për të garantuar shërbimet mbetet e jona. Kjo është e vetmja mënyrë dhe e vetmja rrugë për të garantuar dhe për t’u kthyer mbrapsht emigrantëve borxhin që u ka shoqëria dhe shteti shqiptar në 25 vjet”, tha Tahiri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency