Diktatori me i vjetër drejt vdekjes, gruaja e tij drejt pushtetit

0
209

Diktatori i Zimbabvesë ne  Afrike, Robert Mugabe, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, mund të pasohet nga gruaja e tij pasi u zbulua se ushtria nuk mund të vendosë se kush do ta mbajë këtë rol.

Komandanti i ushtrisë së vendit zbuloi sot se ushtria nuk do të ketë fuqi të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, por kjo nuk i ka ndaluar disa gjeneralë të lartë ushtarakë të përpiqen të ndikojnë në rezultat.

Zoti  Mugabe, i cili është 92 vjec, është lideri më i vjetër politik në botë dhe ka mbajtur pushtetin që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1980.

Por ai është gjithnjë e më i dobët si nga ana shëndetësore ashtu dhe politikisht, duke ushqyer përleshjet të brendshme mes dy fronetve kryesore ne vend.

Gruaja e tij 51-vjeçare është pothuajse aq e diskutueshme sa burri i saj, ndaj saj janë vendosur sanksione  nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për rolin në regjimin e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here