inceneratorët/ ‘Ja shkeljet e rënda ligjore të kontratave në Fier dhe Tiranë’

0
246

Lealba Pelinku, drejtuesja e Departamentit anti-korrupsion në Partinë Demokratike, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se përmes inceneratorëve në Tiranë dhe Fier kërkon të zhvasë 178 milionë euro.

Pelinku i konsideroi kontratat e inceneratorëve në Tiranë dhe Fier si të paligjshme dhe korruptive.

Sipas saj, të dy kontratat nuk janë botuar në buletimin e Publikimeve Publike, ndërsa qeveria i ka trajtuar kontratat si sekret shtetëror.

“Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës kanë shkelje të rënda ligjore. P.sh ajo për Fierin nuk ka të specifikuar vendin se ku do të ndërtohet dhe asnjë kontratë nuk mund të firmoset pa përcaktuar vendin”, tha Pelinku.

Sipas saj, inceneratorët me pronarë të vërtetë Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, nuk kanë të përcaktuar teknologjinë që do të përdoret dhe firmën që do të operojë, ndërkohë që mbetjet po digjen pa i ndarë ato, duke rrezikuar rëndë jetën e qytetarëve, për shkak të ndotjes së lartë që shkakton një proçes i tillë.

“Arben Ahmetaj mashtroi publikisht kur foli për inceneratorin e Tiranës, e cila është firmosur në fund të gushtit 2017, pra 3 muaj përpara se ai të fliste publikisht dhe të thonte se nuk dihet nëse do të ndërtohet dhe kur do të ndërtohet inceneratori i Tiranës.

Por në buxhetin e 2018 janë përfshirë disa miliona euro për pagesat e inceneratorëve.

Në një vend ku drejtësia kontrollohet nga Rama nuk mund të ketë reagim ndaj atyre që po shkelin ligjet në mënyrë të hapur”, tha ajo, ndërsa ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së 27 janarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here