Gjendet qyteti i civilizimit të parë në Tokë

0
213

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një qyteti të vjetër antik në Irakun verior, afër qytetit Dohuk.

Ekspertët thonë se ky qytet i dalluar antik i takonte Perandorisë antike akaide, e cila ishte themeluar 5000 vjet më pare.

Gjatë gërmimeve, kërkuesit kanë gjetur dëshmi të kësaj periudhe (2340 – 2200 para Krishtit), ku perandoria në fjalë konsiderohet si perandoria e parë në historinë e njerëzimit. Me këtë rast janë gjetur edhe mbetjet e një tempulli, i cili besohet se i dedikohej perëndisë antike mesopotame, Adad.

Sipas shkencëtarëve, ky qytet antik ishte formuar rreth vitit 3,000 para erës së re dhe kishte vazhduar që të lulëzonte për rreth 1200 vjet.

Gjatë gërmimeve u zbuluan edhe shumë objekte interesante, të cilat iu ndihmuan shkencëtarëve që ta kuptonin rëndësinë e këtij qyteti antik. U gjetën edhe tabela me shkrim kuneiform asirian, që janë më të vjetra se 3000 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here