Për adhuruesit e tij, por edhe për të gjithë të tjerët, HTC nxjerr modelin super “BOLT”

0
155

Pajsija e re HTC Bolt e cila është parë në disa foto tani është bërë zyrtare dhe do të lancohet në SHBA përmes operatorit Sprint. HTC Bolt do të ketë ekran prej 5.5 inç të teknologjisë QHD me rezolucion prej 2560×1440 pikselëve.

Telefoni i ri nga HTC po ashtu do të ketë procesorin Qualcoom Snapdragon 810. Pajisja do të ketë RAM memorie prej 3GB, hapësirë ruajtëse me 32GB dhe karteltën microSD që mundëson zgjerimin e hapësirës deri në 2TB. Njësoj si iPhone, HTC Bolt nuk do të ketë portin e dëgjueseve.

HTC Bolt po ashtu është e pajisur me sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve, sistemin operativ Android 7.0 dhe dy kamera. Në anën e pasme të pajisjes ekziston kamera me 16 megapiksel ndërsa në anën frontale ajo me 8 megapiksel. Telefoni do të shitet nga Sprint me çmim prej 600 dollarëve dhe mund të paguhet me këste për 24 muaj, specifikisht, 25 dollarë në muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here