Plas ‘bombën’ Shehi: Situata e rëndë, ja vlen edhe djegia e mandateve…

0
118

Mazhoranca beson se opozita do të rikthehet në parlament për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por nga ana tjetër përfaqësues të opozitës së bashkuar kërcënojnë me djegie të mandateve.

Aleati i demokratëve, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa thotë se për çështjen e Reformës Zgjedhore është diskutuar në Parlamentin Europian dhe me kryetarin e demokratëve Lulzim Basha.

Ai e quan të pavend kërkesën e Brukselit që opozita të zërë vendet e lëna bosh në parlament.

‘Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Europës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe.

Ne nuk kthehemi në parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike…Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se kush janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë’, tha deputeti, njëkohësisht kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë Shehi, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione.

‘Duam ligj për Vettingun në politikë, për dekriminalizimin e zgjedhjeve që po vijnë dhe kjo do ta bëjë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend. Nëse këtu nuk ka ndryshuar asgjë, as ndryshimi jonë nuk ka pse të ndryshojë’.

Aleatët në opozitë mbajnë të njëjtin pozicion në raport me mazhorancën, por kur flitet për reformën zgjedhore, të vegjlit janë në llogore të ndryshme me Partinë Demokratike.

Me një reformë zgjedhore ende të papërfunduar dhe kur na ndajnë afro 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Shehi i kujton kreut të demokratëve kërkesat për ndryshim të sistemit elektoral.

‘Pavarësisht se PD nuk ka ndonjë entuziazëm të madh për ndryshimin e sistemit, e ka filluar me numërim elektronik, gjëra shumë të rëndësishme, por ne aleatët kemi pretenduar se Shqipërisë i duhet një sistem i ri zgjedhor… o lista të hapura, o zona të korrektuara maxhoritar me proporcional, Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar.’

Shehi përjashton çdo mundësi bojkoti të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit nga opozita, ndërsa thotë se nuk ka ende një vendim nga ana e opozitës për të dalë me kandidatë të përbashkët.

/Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here