Incidenti me tregëtarët/ Shkodranët në protestë thirrje Ramës: Mos e kruaj me Shkodrën

0
141

Pas incidentit të sotëm në Shkodër ku policë dhe doganierë u përplasën fizikisht me tregtarët e duhanit, të cilëve iu sekuestrua malli, këta të fundit janë mbledhur para drejtorisë së policisë së Shkodrës ku po protestojnë kundër sjelljes së padrejtë dhe abuzive të funksionarëve të shtetit.

Tregtarëve iu janë bashkuar dhjetra qytetarë të Shkodrës që mbajnë në dorë parrulla me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, të cilit i drejtojnë mesazhin: “Mos e kruaj me Shkodrën”.

Në një video skandal që qarkulloi në mediat online, dukej se si shefi i Policisë Shkodër, Pjerin Lazri, kërcënonte me armë tregtarët e e duhanit që kërkonin të nxirnin me forcë nga makina e doganierëve, duhanin e sekuestruar.

038c5f15-62ef-4cb2-a146-8d6e2bce381c (1)  8758b631-6957-4833-884d-c92e61d5cfc1681deffa-e7b8-4581-abab-d2d654699dc1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here