Përfundimisht KLP nuk do ta hetojë Arta Markun!!!!! Dhe pse u kërkua nga opozita….

0
96

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i është përgjigjur letrës së Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit në lidhje me kërkesën e tyre për nisjen e një hetimi disiplinor për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

Opozita ka kërkuar hetimin e Markut për shkak se ajo ishte informuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi,  figuronte si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

KLP-ja është përgjigjur duke sqaruar se nuk ka tagrin ta hetojë Markun.

Ndërsa opozita thotë se Arta Marku ka shkelur ligjin për mos verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidati Sheshi, KLP sqaron se nuk mund të nisë hetim ndaj saj, pasi një gjë e tillë i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në kushtet kur ky institucion nuk është krijuar, KLP thotë se duhet t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here