Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot për hashashin në vend, Rama çel ekspozitën në New Yourk

0
172

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet të thërrasë pasditen e sotme, rreth orës 18:00, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Siç ka njoftuar vetë Kreu i Shtetit, kjo mbledhje do të ketë në fokus situatën e kultivimit të kanabisit, fenomen që Presidenti Nishani e ka cilësuar si mjaft shqetësues.

Në Këshillin e Sigurisë, përveç Presidentit, janë anëtarë Kryeministri, ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm, ministrja e Mbrojtjes, ai i Financave dhe ministri i Transporteve. Gjithashtu, në këtë Këshill, marrin pjesë edhe kreu i Shërbimit Informativ, Kryeprokurori dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Mes tyre, Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nuk do jetë prezent në këtë mbledhje, pasi ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara, ku ka çelur një ekspozitë me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here