LAJMI I FUNDIT/ Skënderbeu merr vendimin për Agostinelin

0
193

Andrea Agostineli do të vazhdojë të jetë trajneri i kampionëve të Skënderbeut. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit korçar bënë me dije se drejtuesit vendosën që të vazhdojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës teknikut italian.

 

Pozicioni i Agostinelit u vu në dyshim pas 4 ndeshjeve të fundit pa fitore në kampionat, madje dhe vetë klubi i Skënderbeut njoftoi se ishte duke u menduar me qetësi vendimi që do të merrej për italianin, por duket se pas analizimit të situatës, presidenti Takaj ka vendosur të mos bëjë ndryshime në krye të pankinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here