Në një komunikim telefonik me News 24, Shannon Burns, këshilltari i Trump për politikën e jashtme, shprehu mendimin se në Shqipëri ka shumë të korruptuar që drejtojnë vendin, ndonëse shtoi se nuk mund të fliste në emër të Trump.
“Ne do t’i largojmë të korruptuarit. Me Shqipërinë do të ngushtojmë marrëdhëniet. Ajo që them unë është se do t’i japim fund korrupsionit të Sorosit në Shqipëri”, tha Burns.