VIDEO/ Mbetën pa bileta për ndeshjen e fundit të Shqipërisë, por “Plisat” bëjnë festë të “çmendur”

0
236

Tifo-grupi i njohur, “Plisat” mbeti pa biletë për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024, atë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në takimin e festës së arritjes në Europian. Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar ata që menjëherë pas sfidës, të fillojnë të festojnë.

“Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise. Çdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024. Shihemi ne Gjermani!” –Shkruajnë “Plisat” në Facebook.

“Plisat” ishin bashkë-udhëtarë të skuadrës kuqezi në momentet më të vështirë, në transfertat më të largëta, duke i dhënë kurajo skuadrës për të vazhduar përpara. Me siguri, prezenca e tyre në Europian do të jetë e madhe.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here