‘Z. Basha, kam 30 vjet që votoj PS-në, por do votoj vetëm për ty Kryeministër’

0
123

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë mbështetje të pakursyer sot në Tiranë edhe nga votues të PS-së deri dje, gjatë takimeve me banorë të njesisë nr.3 në Tiranë.

Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill.  Një qytetar iu drejtua me fjalët: “Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.”

“Të falënderoj nga zemra! – i tha Basha. – Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here