Bëjeni gati lëkurën për ditë të ftohta

0
210

Gjatë vjeshtës, lëkurës së fytyrës dhe të trupit i është e domosdoshëm kujdesi në mënyrë që më lehtë të përballet me të ftohtët dhe me erërat dhe të ruajë butësinë dhe freskinë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, beteja me lëkurën e thatë është e pashmangshme.

Për të arritur këtë, kozmetologët ju këshillojnë: shmangni dushin me ujë të ngrohtë i cili shpejt eliminon shtresën mbrojtëse të lëkurës e cila ruan elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës.

Më mirë bëni dush me ujë të vakët apo në mënyrë alternative me të ngrohtë dhe të ftohtë, që ta nxisni qarkullimin e gjakut në tërë organizmin, por edhe të lëkurës.

Në këtë mënyrë ajo merr oksigjen të mjaftueshëm, me çka shpejton eliminimin e materieve të dëmshme dhe procesin e rigjenerimit.

Në vend të sapunit, më mirë përdorni emulsione të buta vajore, transmeton Telegrafi.

Pas çdo dushi trupin patjetër lyeni me qumësht, losion apo vaj, sipas mundësisë nga kallinjtë e grurit.

Ky vaj është koncentrati më i fuqishëm natyral i vitaminës E, e cila stimulon këmbimin e materieve dhe mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet.

Është i pasur me thartirat yndyrore, forcon shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan lagështinë e saj duke e bërë më të butë në prekje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here