FOTOT/ Helikopteri 45 minuta në ajër, babai nuk pranonte evakuimin e gruan shtatzënë dhe foshnjës 5 muajshe

0
169

Plot 45 minuta ka qëndruar në ajër helikopteri “Cougar” i Forcave të Armatosura mbi shtëpinë e familjes Gjetani, e cila ishte bllokuar nga përmbytja. Forcat e Ushtrisë në një operacion të vështirë, në kushtet e motit të keq, duke rrezikuar dhe jetën e tyre, u përpoqën të largonin nga banesa të gjithë anëtarët e familjes së Medi Gjetanit, mes tyre edhe një e moshuar 85-vjeçare, por vonesa u bë për nusen e re të shtëpisë dhe foshnjën 5-muajshe. Burime për “BalkanWeb”, thonë se shkak për këtë vonesë ishte mosdakordësia e djalit të shtëpisë, i cili nuk pranonte që gruaja e tij e shtatzënë të ngjitej në helikopter bashkë me ushtarët.

Po kështu, ai nuk pranonte që ata të shpëtonin as foshnjën e tyre 5-muajshe. U deshën 45 minuta negociata, që babai të bindej, dhe të lejonte forcat e Ushtrisë të shpëtonin gruan dhe vajzën e tij, ndërkohë që banesa ishte “nën pushtetin” e ujit. E derisa babai u bind, helikopterit të Ushtrisë iu desh të qëndronte 45 minuta në ajër. Por pavarësisht negociatave djali dhe babai i shtëpisë nuk pranuan të largoheshin me helikopter.

sgfsdsdg hdfgdf sfsdfdsf

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here