Basha i përgjigjet Ramës: Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë, këtë e bën ti

0
191

Në një status në Facebook,kryetari i PD-së Lulzim Basha reagon fill pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili shprehu se ndjen keqardhje për PD që votoi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Basha tha se kundër Shqipërisë është vet Kryeministri që ka ndarë pushtetin me trafikantë droge dhe kriminelë, duke u pasuruar me taksat e qytetarëve. Kreu i demokratëve ka publikuar edhe një foto tallëse të Edi Ramës, si ilustrim për gënjeshtrat që thotë.

Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptareve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me parate e ilaceve te femijeve shqiptare, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me droge, kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje cdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty.

foto

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here