Indeksi i demokracisë 2023, Shqipëria humb renditje, në prag të një regjimi hibrid

0
91

Prestigjozja britanike “The Economist” publikoi Indeksin e Demokracisë 2023 ku Shqipëria rendidet si një “demokraci me të meta” dhe me më pak pikë se një vit më parë. Në total, Shqipëria është vlerësuar me 6.28 pikë ose e 66-ta në botë, një vlerësim me 0.13 pikë më pak se viti i kaluar, duke zbritur 2 vende në klasifikim. Një vlerësim poshtë 6 pikëve e klasifikon Shqipërinë si një regjim hibrid, ç’ka sipas klasifikimit të “The Economist”, Shqipëria ndodhet në prag. Pjesëmarrja politike vlerësohet më negativisht nga indeksi i “The Economist”.

Indeksi i demokracisë

Sipas raportit të përvitshëm të realizuar “The Economist”, ka një rënie të demokracisë në rang global. Kështu, raporti evidenton se vetëm 24 vende në botë konsiderohen demokraci të plota. Demokraci me të meta, ku përfshihet edhe Shqipëria, vlerësohen në total 50 vende. Në klasifikim, 34 shtete konsiderohen shtete hibrike ndërsa 59 të tjera si regjime autoritare.

Indeksi mat shumë indikatorë përmes një grupi të gjerë ekspertësh mbi performancën e demokracisë dhe qeverisjes. Indeksi i Demokracisë vlerëson çdo vend në pesë kategori: procesin zgjedhor dhe pluralizmin, funksionimin e qeverisë, pjesëmarrjen politike, kulturën politike dhe liritë civile.

Rezultati i Shqipërisë

Shqipëria vlerësohet si një “demokraci me të meta” nga indeksi i vitit 2023. Sipas metodologjisë, një vlerësim midis 6 deri në 8 pikë, vlerësohen vendet me demokraci me të meta.

Një vlerësim 4 deri në 6 pikë, vlerësohen vende si regjime hibride. Sipas klasifikimit, Shqipëria ka humbur 0.13 pikë nga vitit 2022 pas matjes së 5 komponentëve, duke marrë në total 6.28 pikë nga 6.41 që ishte në 2022. Ky rezultat e rendit Shqipëri në vendin e 66 në botë duke humbur 2 vende në klafisikimin e të gjitha shteteve. Ironikisht, Shqipëria ndodhen 2 vende më poshtë Serbisë. Komponenti më negativ i Shqipërisë, i vlerësuar me 5 pikë, është pjesëmarrja politike.

Harta e demokracive në Botë

Duke parë rezultatin në Europën Lindore, “The Economist” vëren se ka një rënie të demokracisë. Vlerësohet se ende nuk ka “demokraci të plota” në rajon, megjithëse disa nga 16 vendet e klasifikuara si “me të meta” janë afër një demokracie të plotë. Ndër “demokracitë me të meta” janë 11 shtetet lindore anëtare të BE-së dhe pesë vende kandidate për në BE nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia) dhe Moldavia. Ekzistojnë katër “regjime hibride” (Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, dhe Ukraina).

Renditja e Shqipërisë në Indeks

Sipas të dhënave të Indeksit të Demokracisë, rezultati mesatar global ra në 5.23, nga 5.29 në 2022. Kjo është në përputhje me një prirje të përgjithshme të regresionit në vitet e fundit dhe shënon një nivel të ri të ulët që nga fillimi i indeksit në vitin 2006, shkruan “The Economist” në raportin e tij.

Pjesa dërmuese e rënies ndodhi midis vendeve jo demokratike të klasifikuara si “regjime hibride” dhe “regjime autoritare”. Midis vitit 2022 dhe 2023, rezultati mesatar për “regjimet autoritare” ra me 0.12 pikë dhe ai për “regjimet hibride” me 0.07 pikë. Rënia nga viti në vit në rezultatin mesatar i “demokracive të plota” dhe “Demokracitë me të meta” ishin modeste, duke rënë përkatësisht me 0.01 dhe 0.03 pikë. Kjo sugjeron se regjimet jodemokratike janë duke u bërë edhe më pak demokratike dhe “regjimet hibride” po luftojnë për demokratizim.

“Sipas masës sonë të demokracisë, pothuajse gjysma e popullsisë së botës jeton në një njëfarë demokracie (45.4%). Banojnë vetëm 7.8% e banorëve në botë jetojnë në një “demokraci të plotë”, në rënie nga 8.9% që ishte në 2015. Kjo përqindje ra pasi SHBA u zbrit në klasifikim nga “Demokracia e plotë” në një “demokraci me të meta” në 2016. Më shumë se një e treta e popullsisë së botës jeton nën sundimin autoritar (39.4%)”, thuhet në indeksin e The Economist. @DitarMedia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here