Në pritje të gjedhjeve/ Trump e Clinton dyshime për votat e mbështetësve

0
217

Teksa sondazhet sugjerojnë se kandidati republikan Donald Trump po fiton mbështetje, Hillary Clinton ka mbajtur tubime në shtetet që ishin konsideruar të sigurta për demokratët. Një korrespondent i BBC thotë se të dy ekipet tani janë përqëndruar më shumë në marrjen e votave nga mbështetësit sesa të luftojnë për mbështetës të rinj, apo të bindin të pavendosurit.

Autoritetet amerikane thonë se ata janë duke vlerësuar besueshmërinë e informacionit mbi një sulm të mundshëm terrorist të al­Kaedës para zgjedhjeve. New York, Texas dhe Virxhinia besohet të jenë në shenjestër dhe qytete ku mund të ketë sulm të mundshëm përpara ditës së zgjedhjeve. Por një zëdhënës i policisë tha se informacionit “i mungon specifika”.

Zyrtarët thonë se ata rregullisht vlerësojnë të gjitha kërcënimet e mundshme para çdo ngjarje të madhe. Ditët e fundit të fushatës, shtohet retorika Ndërsa fushatës presidenciale prej një vit e gjysmë po i vjen fundi – dhe shumë njerëz këtu dhe jashtë vendit mezi presin që ajo të mbarojë – ka pak gjëra të reja që secili kandidat mund të thotë.

Por në një garë kaq të ngushtë, si demokratja Hillary Clinton edhe republikani Donald Trump duhet ende të luftojnë për çdo votë. Retorika tashmë e ashpër po shtohet, dhe të dyja kampet parashikojnë pasoja të rënda nëse pala rivale fiton. Para ditës së zgjedhjeve të martën, të dy kandidatët po mbështeten fuqishëm tek përkrahësit e tyre më të mëdhenj – familja dhe anëtarët e partisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here