Katër muaj pa marrë rrogat, punonjësit e rrobaqepsisë padisin pronarin Italian

0
188

Pronari i një firme rrobaqepsie në lagjen numër 14 në qytetin e Durrësit ka disa muaj që nuk i ka paguar punonjëset e tij. Këto të fundit, të pashpresa se mund të merrnin pagën që u takon për punën e bërë, i janë drejtuar Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku kanë bërë kallëzim. Policia njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit italian me inicialet A.B. 49 vjeç, banues në Itali.

“Më datë 04.11.2016, ndaj tij kanë bërë kallëzim shtetaset D. P. 28 vjeçe, B.A. 24 vjeçe, P.K. 43 vjeçe, A.P. 38 vjeçe, E.M. 22 vjeçe, F.K. 40 vjeçe, banuese në Durrës, pasi pronari i firmës së rrobaqepsisë ku ato punojnë ka 4 muaj që nuk i ka paguar dhe nuk i ka shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Fshehja e të ardhurave”dhe “Mashtrimi”parashikuar në nenet 180 dhe 143 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here