103-vjeçarja: Nuk vdes pa parë Hillary-n presidente, kjo është dëshira ime e fundit

0
178

Në moshën 103-vjeçare, Ruline Steininger e ndjen se nuk ka shumë kohë për të shpenzuar.

Kjo është arsyeja se pse në shtator, Steininger u bë një nga personat e parë në shtetin e saj që votoi personalisht për Hillary Clinton për president, duke e çuar një hap më tej dëshirën e saj për të qenë gjallë nëse Clinton shkruan historinë në nëntor.

Në një takim të shkurtër me Clinton në Ajoua, Steininger it ha kandidates demokrate në shtator: “Ne do të të vendosim në Shtëpinë e Bardhë”.

“Unë do të votoj për ty. Do të të ndihmoj. Tani që jam 103 vjeç çdo minutë ka rëndësi për mua, por nuk do të vdes pa të parë fituese në zgjedhjet e nëntorit,” mësohet t’i ketë thënë Steininger.

“Dhe ti duhet ta bësh çdo minutë të jetës tënde me vlerë,” iu përgjigj Clinton.

Steininger ka lindur në vitin 1913 pak para Luftës së Parë Botërore – kur gratë nuk lejoheshin të votojnë. Steininger ka votuar gjithmonë që nga viti 1936 e për herë të parë ka votuar për Franklin D.Roosevelt. “Jam shumë e lumtur për mbështetjen e saj,” është shprehur Clinton. “Është nder i madh, që edhe pse në moshë të madhe ajo do që vota e saj të ketë rëndësinë e vet”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here