Zvicër/ Arrestohet imami, bëri thirrje për vrasjen e atyre që nuk shkojnë në xhami

0
165

Policia zvicerane e ka bastisur sot një xhami në veri të qytetit Winterthur, si dhe ka arrestuar tetë njerëz, përfshirë dhe një imam, i cili dyshohet se ka bërë thirrje për vrasjen e myslimanëve që refusojnë të shkojnë për t’u falur në xhami, njofton Zyra e Prokurorit të Zvicrës.

Policia e ka kontrolluar xhaminë “An Nur” në Winterthur, si dhe banesat e tre njerëzve si pjesë e një operacioni, sipas komunikatës së Zyrës së Prokurorit rajonal afër Zurich. Gjatë një thirrje publike më 21 tetor, imami nga Etiopia dyshohet se kishte bërë thirrje për vrasjen dhe dënimin e myslimanëve që refuzojnë të marrin pjesë në faljen e namazit në xhami, sipas komunikatës. Prokurorët e kanë nisur një hetim kriminal ndaj imamit dhe tre të tjerëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here