Ambasadori Lu iu përgjigjet live qytetarëve: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas

0
196

Komunikimi online përmes rrjeteve sociale është kthyer tashmë në një praktikë të përdorur edhe nga qeveritarët, dhe jo vetëm. Këtë formë komunikimi ka zgjedhur ditën e sotme edhe ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, duke iu dhënë përgjigje të gjithë pyetjeve të “miqve” në rrjetin social “Facebook”. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për reformën në drejtësi, ambasadori Lu tha se zbatimi i saj do të vazhdojë. Ai tha se vettingu është me rëndësi. “Reforma në drejtësi do të vazhdojë, vettingu me rëndësi. Gjyqtarët do të largohen dhe më shumë se në Kosovë. Plani A dhe B për vettingun, respektimi i vendimit të Kushtetueses. Nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën do zbatohet. Nëse Gjykata thotë se ligji ka probleme, do të rregullohen. Uroj që këto probleme të rregullohen sa më parë në Parlament. Dështimi i reformës në drejtësi nuk është një opsion”, tha ambasadori Lu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here