Instituti Italian iSizmologjisë/ Tërmeti në Itali, niveli i tokës u ul me 75 cm

0
185

“Lëkundja e fortë sizmike që mëngjesin e 30 tetorit goditi Italinë Qëndrore ka shkaktuar një ulje me 75 cm të nivelit të tokës.”

E konfirmojnë këtë fakt specialistët e Institutit Italian të Sizmologjisë duke shtuar se llogaritjet è tyre janë kryer me anë të matjeve satelitare bazuar në teknikën SAR.

Ndërkohë gjatë natës e deri mëngjesin e sotëm janë regjistruar 107 lëkundje të tjera tërmeti të shkallës 2-3 Richter në territorin e Rietit, Ascoli Piceno, Macerata etj.

Me kërkesë të banorëve të zonës të cilët nuk duan të braktisin vendbanimin e tyre , kanë mbërritur ne mëngjesin e sotëm në komunën e Norcias tendat për të strehuar përkohësisht familjet e mbetur pa strehë apo me shtëpi të deklaruara jo të sigurta për të banuar për shkak të dëmeve të tërmetit.

Ndërkohë kryeministri italian Matteo Renzi në Konferencën e shtypit mbajtur gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë ka deklaruar se para Krishtlindjeve do të mbërrijnë në zonat e tërmetit shtëpi – kontainer e brenda pranverës do të nis ndërtimi i shtëpive prej druri deri në rindërtimin e plotë të territori

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here