Përfundon pa gola supersfida Partizani – Skënderbeu, kaos në shkallët e stadiumit

0
165

Është mbyllur në barazim pa gola kryendeshja e javës së fundit të fazës së parë mes Partizanit dhe Skënderbeut e luajtur në “Elbasan Arena”. Më tepër se ajo çfarë u dhurua në fushë, ky takim u karakterizua nga një tension i lartë gjatë gjithë lojës.Dy kartona të kuq, për Kalarin dhe Vangjelin, dhe përleshje mes policisë dhe tifozëve të Partizanit, thuajse çdo gjë u pa në këtë takim mes dy kryesuesve të kampionatit. Pas këtij takimi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Partizani në kuotën e 18 pikëve, duke mos ndryshuar pozicionet në klasifikim.

Mminutë pas minute / Partizani – Skënderbeu 0-0

90+15′ Karton i verdhë për Nimagën pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Trashit.

90+12′ Ramdani tenton rrezikshëm nga hyrja e zonës, por topi del jashtë pak mbi traun e portës.

90+7′ Rifillon takimi.

90+6′ Jorgji vendos të japë të verdhin e dytë për Vangjelin. Edhe Skënderbeu me 10 lojtarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here