PD denoncon: Rama heq kirurgun nga puna, e zëvendëson me infermieren, ja si i shpërblen hajdutët e votave në Dibër

0
152

Partia Demokratike sot ka bërë një denocim,  që tregon është është hequr nga puna një mjek kirurg në Dibër duke zëvendësuar atë me një infermiere. Në një deklaratë për mediat, PD thotë se kjo është një shpërblim për hajdutët e votës në Dibër.

“Kaq i paturp është ky shkarkim -thotë PD- sa Beqaj tallet me kardiologun në shkresën e shkarkimit duke thënë se infermjerja do rrisë përformacën në punë.”

Deklarata e PD

Skema kriminale e blerjes së votave në Dibër është duke u shpërblyer për të garantuar vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme në vend. Kësaj radhe viktimë është bërë shëndetësia dhe një mjek i njohur i Dibrës.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka shkarkuar nga detyra mjekun kardiolog Artan Murati që drejtonte Drejtorinë Rajonale të Shendetësisë në Dibër dhe e ka zëvëndësuar me, Anisa Xhika (Doda) që është infermjere në profesion. Kaq i paturp është ky shkarkim sa Beqaj tallet me kardiologun në shkresën e shkarkimit duke thënë se infermjerja do rrisë përformacën në punë.

Edi Rama po i qendron fjalës së tij për të shpërblyer hajdutët e blerjes së votave në Dibër. Krimi elektoral që po përgatit Edi Rama për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme nuk por kursen as kardiologët.

Ky rast në Dibër vërteton qartë se Edi Rama është plotësisht në shërbim të bandave të cilat po i vesh me pushtet për të garantuar blerjen e votës së shqiptarëve. Edi Rama ka dorëzuar vendin në duart e krimit, ka kriminalizuar parlamentin dhe administratën, mbushi vendin me drogë dhe po ndan miliardat e buxhetit për miqtë e tij, ku vetëm në shëndetësi ka ndarë 360 milionë euro koncensione.

Regjimi i Ramës është i korruptuar dhe kriminal por më shumë se kaq, regjimi i Ramës është antihuman.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

unnamed

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here