Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi përmes postimit në facebook shprehet se rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit rrënjësor.
Bashkë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ato janë takuar me të rinjtë e njësisë nr 8 në Tiranë.
Postimi i plotë
Sot me vajza dhe djem në njësinë 8 në Tiranë. Shqetësimet ekonomike ishin pjesë të diskutimit, ku familjet në Tiranë prej keqmenaxhimit të ekonomisë nga qeveria por edhe nga pandemia janë në kushtet më të pafavorshme.
Nuk harruam pa u fokusuar te potenciali që ne brezi i ri kemi në dorë, përmes aktivizmit politik dhe ushtrimit të së drejtës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, si mjete të ndryshimit të qeverisjes.
Në Tiranë dhe në Shqipëri është koha që rinia të marrë në dorë ndryshimin për të sjellë qeverisje të përgjegjshme që siguron arsim dhe punësim për ta dhe familjen.