Parashikimi i De Biazit për duelin Juventus – Napoli

0
172

Xhani De Biazi mendon se do ta fitojë Juventusi ndeshjen e madhe të javës së 11­të të Serisë A. I pyetur nga “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Kombëtares shqiptare thotë se bardhezinjtë janë më të favorizuar për të triumfuar përballë Napolit në shtëpi sonte. I të njëjtit mendim është edhe Karlo Ançeloti, sipas të cilit Roma ka më shumë mundësi sesa Napoli të rivalizojë Juven në garën për titullin kampion.

Klaudio Ranieri e sheh ekipin e Alegrit si “të pamposhtur në shtëpi”, me Napolin që vetëm duke fituar sonte mund ta parakalojë Romën në hierarkinë anti­Juventus. Për fitoren e bardhezinjve “votojnë” edhe Prandeli, Krespo, Luçesku, Skuinci, Toni dhe Pirlo. Ndërkohë, për barazim janë Materaci (1­1), Xhordano, Bergomi, Stramaçoni, Bianki, Tardeli e Zenga. Për Brankinin dhe Xofin, parashikimi është 1­X.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here