Filmat e regjisores Xhanfise Keko së shpejti prezantohen në disa shtete të botës

0
210

Filmat që mbajnë emrin e regjisores Xhanfise Keko janë të njohur dhe vlerësuar për atë që përcjellin në fushën e kinematografisë. Veprat e saj filmike për fëmijë kanë gjetur vlerësime jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë ku në festivale të ndryshme janë vlerësuar me çmime. Por tashmë ajo pasuri filmike që mban emrin e Xhanfise Kekos nuk do të qëndrojë më vetëm në arkiv.Pas filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që veçanërisht dy – tri vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, Amerikë e veçanërisht Britaninë e Madhe, ku vetëm gjatë vitit 2014 është shfaqur në 19 qytete të saj, një tjetër film i regjisores së mirënjohur Xhanfise Keko kontakton me spektatorin e huaj. Këtë herë është filmi “Kur xhirohej një film”, 35 vjet pas realizimit, që shkon në Izrael. Ky filmi shkon në eventin më të fundit i kuruar me shumë kujdes nga producenti Genc Përmeti, si distributor i licensuar i QKK për të drejtat e krijimtarisë së regjisores Xhanfise Keko jashtë territorit të Shqipërisë. Por dhe kritikët kanë shkruar që Xhanfise Keko ka qenë një regjisore, e cila arriti të realizojë jashtë kornizave ideologjike të kohës, dhe ndoshta duke zgjedhur temën e filmave për fëmijë kjo i dha avantazh”, tregon producenti Përmeti. Xhanfise Keko ishte regjisorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë dhe konsiderohet si pionierja e atij zhanri filmi në Shqipëri. Keko është gjithashtu edhe kineastja e parë femër në Shqipëri. Në vazhdim do të jetë Sinemateka e Haifës dhe Sinemateka e Jerusalemit, që do të organizojnë premierën në 31 tetor dhe 1 nëntor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here