Në 24 orë u kapën 371 kg kanabis si dhe u asgjesuan 7500 rrënjë, asnjë i arrestuar

0
171

Vijon “krehja” e kanabisit në të gjithë territorin e vendit. Policia e Shtetit bëri një përbledhje të operacioneve pasditen e së premtes, nga ku bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zhvilluar në total 6 operacione.

“Rreth 200 forca policore po vijojnë kontrollet mbi bazën e informacioneve policore dhe operative që disponon Policia për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike, si dhe për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike” thuhet në njoftim.

Operacionet janë zhvilluar 1 në Tepelenë, 2 në Memaliaj, 1 në Shkodër , 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë.

Si rezultat i tyre janë sekuestruar 371 Kg Cannabis Sativa  në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Tepelenë e Memaliaj.

Po kështu janë evidentuar katër kapanone me 7.500 bimë narkotike në proces tharje dhe përpunimi.

Për lëndën narkotike policia ka arrestuar 4 shtetas si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Nga ana e policisë po vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here