Berisha: Guvernatorja e ka me shkrim, që do shkatërrohet PD-ja. Donte të mbante Bashën e financuar nga rusët në krye të PD

0
115

Ditën e sotme Berisha  ka mbledhur sot Kryesinë e tij, për të dikutuar me vendimin e ditës së djeshme për vulën e PD:

Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar për situatën e krijuar.
Sot pasdite mblidhet grupi parlamentar. Nesër do mblidhen kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar.
Vendimet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme.
Cilat do jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm. Akt ekstrem armiqësor ndaj nesh. Nga një mafie që nuk ka asnjë parim. Që nuk respekton asnjë ligj.
McGonigalët dhe Edi Rama, me kombinacionet e tyre morën peng Lulzim Bashën.
A është vetëm kjo? Jo. E ka me shkrim guvernatorja: Që do shkatërrohet PD-ja.
Kur ajo bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimi i saj ishte të mbante Lulzim Bashën, njeriun e financuar nga rusët, në krye të PD-së. Ky ishte qëllimi!
Dhe vazhdohet më tej, haptas deklaroi se nuk ka rëndësi kush voton dhe si voton, ka rëndësi kë emëron ajo kryetar. Pasi iku Lul Brava, u përqendrua te AliBasha. I cili ju siguroj se pas ditës se djeshme, nuk ka as 10 vetë pas vetes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here