Durrës/ Rruga e plazhit 8 milionë euro, zvarriten punimet. Banorët: Po ecin me hapin e breshkës

0
144

Mbi 8 milionë euro po investohen në rrugën e plazhit në tri projekte të ndryshme: në ndërtimin e rrugës, rikualifikimin e zonës dhe ujësjellës kanalizime.

Në të gjithë zonën e plazhit, nga Ura e Dajlanit deri te sektori “Hekurudha”, rruga nacionale dhe rrugët dytësore, janë gërmuar në fillim të verës, dhe rinisën pas mbylljes së sezonit veror. Punimet në rrugën e plazhit në Durrës nisën pas 15 shtatorit, por me hapin e breshkës, dhe po zvarriten nga firma zbatuese e tyre, pohojnë banorët e zonës së plazhit në Durrës.

“Po punojnë dy punëtorë. Një herë në katër ditë i shikojmë. Në vend të kishin mbyllur punimet, ato po i zvarrisin”, thotë i irrituar një banor.

Në tjetër banore e cila ka një biznes të vogël, tregohet më e “butë”, sepse nuk do të ketë konflikt me firmën apo edhe bashkinë. “ I shohim që po punojnë, ne presim kur do t’i mbyllin punimet , sepse këtë kërkojmë nga bashkia” .

Apeli vjen nga të gjithë banorët e zonës së plazhit, për të kryer punime cilësore dhe të shpejta. Këto punime që nisën në muajin qershor u bënë pengesë e madhe për mbarëvajtjen e sezonit veror, ndërsa në dimër ecin me ritmin e breshkës, dhe nuk dihet sa efiçente do të jenë për turizmin vendas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here