Rama: Publikoni draftin për publikun, Basha: Mos luaj bllofin me draftin e skarcuar

0
243

Debati mbi Byronë Kombëtare të Hetimit ka vijuar edhe jashtë dyerve të Kuvendit. Në rrjetin social facebook, kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha kanë shkëmbyer akuza se kush po luan bllofin për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Fillimisht Kryeministri referuar deklaratave të ish-kryeministri Berisha në Kuvend dhe shefit të opozitës Basha, që Rama i etiketon si Soli dhe Loli, u kërkon të bëjnë publik variantin për të cilin ishin dakordësuar me mazhorancën.

“Soli & Loli thone s’eshte ky drafti i dakordesuar per Byrone e Hetimit! Po mire atehere cili eshte drafti i dakordesuar? Tregojani publikut!”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës, i cili ka ritheksuar se drafti i miratuar nga Qeveria ka rënë me 21 dhjetor dhe sipas tij Rama po luan bllofin me draftin e skarcuar.

“Dielli me shoshe dhe e verteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti qe solli Rama sot ne parlament ra me 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja nuk mund te kete drejtim tjeter vec prokurorise. E ftova publikisht 3 here ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do pres prape Venecian. Tani luan bllofin me draftin e skarcuar. S’i kam faj une qe njihet si genjeshtar i certifikuar nga Brukseli ne Honolulu”.​

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here